Bayerni i Mynihut nuk ndalet vetëm me blerjen e Dayot Upamecanos. Bavarezët vijojnë të shikojnë lojtarë të rinj me perspektive dhe pa kosto të mëdha siç është rasti i Omar Richards.
23-vjeçari anglez, i cili luan me Reading në Championship, është në fund të kontratës dhe mësohet se ka firmosur tashmë një para-kontratë me kampionët e botës dhe të Evropës në fuqi.
Për Richards ishin në garë edhe Everton me West Ham, por insistimi i Bayernit dhe dëshira e lojtarit për të luajtur në Bundesligë rezultuan vendimtare për këtë operacion.
Omar Richards sot feston ditëlindjen e tij të 23-të dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë, ndaj pritet të jetë një alternativë me mjaft vlerë për Alphonso Davies, aq më tepër që në fund të sezonit do të largohet edhe David Alaba.