Dortmundi ia paguan klauzolën dhe nga sezoni i ri do të drejtohet nga Marco Rose

Futboll

Dortmundi ia paguan klauzolën dhe nga sezoni i ri do të drejtohet nga Marco Rose

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Marco Rose

Borussia Dortmund do të ketë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti gjerman nuk ka arritur pritshmëritë këtë edicion dhe ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre javë më parë, ndërsa tani udhëhiqet nga ndihmësi i tij Edin Terzic.

Por as boshnjaku nuk do ta ketë besimin e drejtuesve të klubit për edicionin e ardhshëm, pasi Dortmund ka zgjedhur trajnerin Marco Rose që aktualisht është pjesë e Borussia Moenchegladbach.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Gladbah, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetet zyrtare zbardhi marrëveshjen e Rose me Dortmundin.

Aktualisht, Rose ka udhëhequr me sukses ekipin e tij aktual duke qenë se është në garë për të siguruar një vend në garat evropiane, megjithatë duke filluar nga sezoni i ardhshëm duhet të nisë të mendojë për objektiva shumë më të rëndësishëm teksa do t’i jepet një mundësi e artë për të qenë më shumë në qendër të vëmendjes.

Rose kishte një klauzolë largimi nga Gladbach, klauzolë të cilën e ka paguar Dortmund dhe që besohet se ka qenë pesë milionë euro.

44-vjeçari është në krye të Borussia Moenchegladbach që nga viti 2019, derisa më herët ka drejtuar edhe gjigantin austriak RB Salzburg. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat