Klubi i futbollit Gjakova ka njoftuar që futbollisti 17 vjeçar, Eliron Shabanaj ka ndërruar jetë.
Ai ishte pjesë e të gjitha gjeneratave të KF Gjakovës dhe ishte ndër futbollistët më të dalluar.
KF Gjakova ka ngushëlluar familjen përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Ja postimi:
Njoftim;
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen SHABANAJ...
Me xhehnet e shpërbleft allahu