Pas më shumë se 10 viteve, David Alaba dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët.
Gazeta e famshme gjermane, Bild ka raportuar se nesër, David Alaba do të njoftojë largimin nga Bayern Munich.
Qendërmbrojtësi austriak nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratër me gjigantin gjerman, kurse raportohet të ketë arritur marrëveshje verbale me Real Madridin.
Megjithatë, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i austriakut ditën e nesërme.