Me rikthimin e Champions Leaugue, kalendari i skuadrave ngjeshet dhe lind nevoja për të pasur sa më shumë lojtarë në organikë.
Gjatë këtij sezoni, Reali ka vuajtur shumë pjesën e dëmtimeve, duke e pasur thuajse gjatë gjithë sezonit infermierinë plot.
Lojtari që nuk po arrin dot të ketë vazhdimësi është blerja më e bujshme e verës, Eden Hazard. Belgu prej 10 ditësh po vuan një dëmtim të cilin shpreson ta kalojë para datës 24 dhe të jetë gati për Atalantën.
Një rikthim i Hazard do te ishtë një plus i madh për Zidane i cili nuk do të ketë edhe një pjesë të rëndësishme të futbollistëve të tjerë si, Ramos, Carvajal, Valverde dhe Marcelo.