Në fundjavë do të hapet edhe sezoni pranveror në Ligën e Parë, ku na presin ndeshje tejet interesante.
Java e 15-të e cila do të jetë hapëse e edicionit pranveror, do të nisë me 20 shkurt (e shtune) me katër ndeshje interesante, dy do të jenë nga Grupi A dhe dy nga Grupi B. Padyshim që ndeshja më interesante e kësaj dite do të jetë në mes Dukagjinit dhe Lirisë
Ndërsa, ndeshje interesante pritet të jetë edhe në mes Malisheves dhe Vushtrrisë. Kurse në Grupi B, do të hapet me takimet 2-Korriku – Flamurtari dhe KEK-u – Kika, shkruan GazetaSheshi.
Ndërkohë, të dielen me do të zhvillohen gjashtë ndeshje, tri në Grupin A dhe tri në grupin B. Përballje interesante në Grupin A pritet të jetë në mes Drenasit dhe Vëllaznimit, aq interesante pritet të jenë edhe Trepça – A&N dhe Onix – Istogu.
Por, në Grupin B ditën e diele do të zhvillohen Ferizaji – Dardana, Ulpiana – Ramiz Sadiku dhe Vitia – Vllaznia
Orari i ndeshjeve Java e 15
Grupi A
E shtune 20.02 Ora 13.00
Malisheva – Vushtrria
Dukagjini – Liria
E diele 21.02 ora 13.00
Drenasi – Vëllaznimi
Trepça – A&N
Onix – Istogu (Brestovik)
Grupi B
E shtune 20.01 ora 13.00
KEK-u – Kika
2-Korriku – Flamurtari
E diele 21.02 ora 13.00
Ferizaji – Dardana
Ulpiana – R Sadiku (ndeshja luhet në Shtime)
Vitia – Vllaznia P (ndeshja luhet në Elez Han).