Ish-futbollisti i mirënjohur anglez, Wayne Rooney, i cili tashmë është trajner i skuadrës Derby, ka bërë thirrje që VAR të hiqet nga Premierliga angleze.
Rooney dëshiron që gjyqtarëve t’u kthehet kontrolli i vendimmarrjes.
“Duke parë ndeshjet e Premierligës, disa nga vendimet janë shumë zhgënjyese” ka deklaruar për “Sky Sports” ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë për mediat angleze.
Ai insiston se futbolli është më i mirë pa sistemin VAR.
“Personalisht mendoj se loja është më e mirë pa VAR. Edhe pse ju jeni të irrituar në disa raste pas ndeshjeve, ne duhet të mbështetemi te gjyqtarët për të bërë punën sa më mirë”, vlerësoi Wayne Rooney.