Mbrojtësi, Mirlind Kryeziu, është larguar nga skuadra e Zurichut.
Kryeziu është huazuar në SC Kriens deri në fund të sezonit 2020-21. Kjo skuadër po lufton për mbijetesë në Challenge League.
Kosovari bëri 59 paraqitje me Zurich që nga dita e debutimit në vitin 2017, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.
Vlera e 24-vjeçarit në “Transfermarkt” shkon deri në 500 mijë euro.