Erick Pulgar vijon të tërheqë vëmendjen e klubeve europiane.
Pas interesimit nga Leeds dhe Southampton, tani janë Atl. Madrid dhe Real Betis që kërkojnë mesfushorin kilian të Fiorentinës.
27-vjeçari prej kohësh ka dhënë “ok” për një aventurë të re dhe duke parë se nuk po rinovon kontratën, ndoshta drejtuesit do të detyrohen të dëgjojnë ofertat për lojtarin.
Vlera e kartonit të Pulgar vlerësohet 17-18 milionë euro nga drejtuesit e Fiorentinës, një shumë e përballueshme për arkën e Atl. Madrid që duket në avantazh ndaj Betis.