Dje Kosova u trondit me lajmin se ka ndërruar jetë futbollisti i talentuar 17-vjeçar, Lirion Shabanaj, anëtar i KF Gjakova.
Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, është i tronditur me këtë lajm dhe ka shprehur ngushëllime për familjen Shabani dhe KF Gjakovën.
“Të nderuar drejtues dhe staf i KF "Gjakova",
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Elirionit.
Shkuarja në amshim e Elirionit na preku të gjithëve, andaj na lejoni që si klub të u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ndarja nga jeta e një djaloshi si Elirioni, në moshë kaq të hershme, me të vërtetë është e rëndë për t'u pranuar, kështu që në këto momente të vështira, jemi pranë jush që të përballoni sa më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj.
Të qoftë i lehtë dheu, Elirion!”, shkruan në faqen e FC 2 Korriku.