Lajm i keq për Gatuzon, dëmtohet lojtari italian. Ja ekzaminimet!
Një tjetër dëmtim në shtëpinë e Napolit.
Sulmuesi i skuadrës së kaltër, Andrea Petanja pas vizitave mjekësore është evidentuar me një dëmtim në kofshën e djathtë dhe në stërvitjen e sotme ka bërë vetëm terapi dhe ushtrime në palestër i veçuar nga grupi.
Dëmtimi i tij u shkaktua gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk dihet ende sesa i rëndë është si dëmtim dhe nuk dihet ende sesa do të jetë afati i rikuperimit të sulmuesit 25-vjeçar.