“Të Kuqtë” janë pranë transferimit të Florian Neuhaus, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij aktuale me Borussia Monchengladbach-in, raporton “Kicker”.
Si duket Liverpool është pajtuar me faktin që do ta humbet mesfushorin Georginio Wijnaldum, pasi që bisedimet rreth nënshkrimit të një kontrate të re nuk po kanë progres, dhe tani thuhet se është duke e bërë gati një ofertë për mesfushorin Florian Neuhaus.
23 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, në kontratën e tij aktuale me Borussia Monchengladbach. Raportohet se për Neuhaus të interesuara janë edhe Bayern Munich, Manchester City e Juventus.