Manchester City po përgatitet për t’i ofruar David Alabas një kontratë prej 370 mijë paundësh në javë për ta rrëmbyer nga kthetrat e Realit të Madridit.
Mbrojtësi i Bayern Munichut është në skadencë kontrate me kampionët e botës dhe sot e pranoi që do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit.
Klubet e mëdha evropiane po tentojnë ta bindin austriakun, duke qenë se është një kampion që do të largohet nga Mynihu me parametër zero.
Konkurrenca është e fortë, ndërsa gazeta madrilene “AS” zbulon se edhe skuadra e Pep Guardiolës dëshiron shërbimet e 28- vjeçarit dhe i ofron 370 mijë paund në javë.
I njëjti lajm shton edhe se Chelsea është tërhequr nga gara për të firmosur me mbrojtësin austriak.
Sipas “ESPN”, Alaba kërkon 400 mijë paund në javë për të firmosur me klubin e tij të ardhshëm.