Reja pohon zërat

Futboll

Reja pohon zërat

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:07
Reja pohon zërat

Edoardo Reja ka folur për mikrofonin e “TCH”, ku ka dhënë këndvështrimin e tij mbi kampionatin shqiptar. Sipas tij cilësia nuk mungon, por problem i madh është çështja e mentalitetit.

Kjo pasi presidentët ndërhyjnë në punën e trajnerit, gjë që në Itali nuk mund të imagjinohet. Trajneri i Kombëtares shqiptare pohon zërat se De Laurentis e ka telefonuar për të zënë vendin e Gatuzos në pankinë, por thekson se e ardhmja e tij do të jetë në stolin e kuqezinjve.

“Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është i keq. Për më tepër se mungesë lojtarësh, është mentaliteti. Nuk po arrij të kuptoj çfarë ndodh rreth një klubi këtu. Dëgjoj që presidentët ndërhyjnë shpesh te puna e trajnerit. Kam parë gjëra që në Itali as i imagjonon dot. Sigurisht, presidenti mund të takojë trajnerin dhe të bisedojë, sepse ka miliona trajnerë. Por atë që zgjedh duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh çfarë problemesh ka”.

Oferta e Napolit

“E di që presidenti (De Laurentis) më vlerëson shumë dhe unë e falenderoj. Ka telefonuar sa herë që ka pasur vështirësi. Por unë fola me presidentin Duka dhe i thashë që do të vazhdojmë bashkë përpara me programin që kemi bërë. Unë e kam bërë këtë zgjedhje tashmë, në Itali nuk do të kthehem më asnjëherë të drejtoj”.

Shqipëria ekipi i fundit?

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Mua do më pëlqente të rrija sa më shumë të jetë e mundur, sepse po krijojmë dhe po bëjmë një punë të mirë. Këto eliminatore të Botërorit do të jenë një test i madh, por kjo nuk do të thotë se jemi pa objektiv. Ne do të synojmë si gjithmonë kualifikimin”, ka thënë Edoardo Reja..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat