Juventusi po monitoron situatën e Zinedine Zidane.
“El Chiringuito” ka raportuar të martën se Juventusi po synon ta emërojë Zidanen trajner në fund të këtij sezoni, pasi francezi pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit.
Te Juventusi nuk janë të kënaqur me punën e Andrea Pirlos, i cili pritet të shkarkohet në fund të edicionit për t'u zëvendësuar me Zidanen.
48-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit të ardhshëm.