Ish-lojtari i Interit, Jurgen Klinsmann është prononcuar në mikrofonat e “ESPN” për gjigantin zikaltër, Romelu Lukakun duke e cilësuar si një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë:
“Sot për sot, Lukaku është një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë.
Ai ka një stil të veçantë loje, nuk është elegant si Levandovski, nuk është si Ibrahimoviç që ka një stil tjetër, por ka forcën e tij.
Ka shpejtësinë siç e pamë të gjithë tek goli i tretë i Interit ndaj Lacios me Lautaro Martinez.”, përfundoi fjalën e tij, Jurgen Klinsmann.