Klubi i futbollit Fushë Kosova, kampion vjeshtor në Ligën e dytë të Kosovës, përgatitjet i vazhdon në shtetin shqiptar.
“Hekurudhorët” synojnë rikthimin në ligën e parë.
Fushë Kosova udhëheq renditjen me 40 pikë, ka katër më shumë se Bashkimi.
“KF Fushe Kosova ka arritur në bregdetin shqiptar për fazën e fundit për përgatitje.
Ata janë të vendosur në hotelin ‘Bonita’ ku do të kryen fazën përgatitore për shtate (7) ditë”, shkruan në faqen e KF Fushë Kosova.