PSG ofron 70 milion euro për talentin e La Liga!
Paris Saint-Germain është duke parë me kujdes në La Liga dhe objekti i dëshirave është Marcos Llorente.
Siç është raportuar nga El Chiringuito, zbulimi kryesor i liderëve Atletico Madrid do të kishte bindur Leonardo deri në pikën e paraqitjes së një oferte prej 70 milion eurosh në funksion të fushatës tjetër të transferimit të verës.
Mesfushori-sulmues i lindur në 1995, pjesë e ekipit kombëtar spanjoll, këtë sezon ka realizuar 8 gola dhe 8 asist në 27 paraqitje.