Humbja e thellë e Barcelonës, si u nxeh debati mes Griezmann dhe Pique

Futboll

Humbja e thellë e Barcelonës, si u nxeh debati mes Griezmann dhe Pique

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 08:46
Griezmann dhe Pique

Barcelona u mposht mbrëmë 1-4 në “Camp Nou” nga Paris Saint Germain, duke i zbehur pothuajse plotësisht mundësitë e kualifikimit tutje.

Ndeshja frustruese për katalanasit nuk kaloi edhe pa incidente mes bashkëlojtarëve.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ishte i tërbuar me shokët e tij të skuadrës për pamundësinë e tyre për të mbajtur topin dhe përfundoi duke debatuar me Griezmann i cili u përpoq ta qetësonte atë.

Pasi PSG fitoi një kënd në pjesën e dytë, Piqué shpërtheu në pamundësinë e shokëve të tij të skuadrës për t’u imponuar në lojë. Me asnjë tifoz në turmë, absolutisht çdo fjalë mund të dëgjohej.

“Asnjë periudhë e zgjatur e posedimit, për hir të zotit”, bërtiti Piqué.

“Merre me të lehtë”, u përgjigj shoku i tij i skuadrës Antoine Griezmann, por Piqué nuk ishte i gatshëm të qetësohej.

Dyshja nuk kursyen as të sharat ‘e lehta’ mes veti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat