Lionel Messi përulet para Kylian Mbappe. Mbrëmë ishte edhe një sfidë mes tyre në “Camp Nou”, që u fituar nga ylli 22-vjeçar francez. Ai shënoi 3 gola kundrejt një të tillë nga argjentinasi, me penallti.
Në një2farë mënyre, kjo ndeshje u shfaq edhe si njëlloj “stafete” mes Messit dhe Mbappe, për kurorën e “mbretit” në futbollin e sotëm.
Kapiteni i Barcelonës, pavarësisht zhgënjimit të madh nga humbja 4-1 në ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions-it, pati kurajon për ta komplimentuar kolegun e vet francez: “Ai është i shpejtë dhe i shkëlqyeshëm.
Një nga të rinjtë që krenohemi me të. Shumë premtues. Thjesht i uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Ai meriton diçka të veçantë si “Topi i Artë”. Unë do të jem i pari, shumë i lumtur për të, nëse e fiton atë”.