Bayern dhe disa klube franceze interesohen për mesfushorin e Interit!
Mesfushori Lucien Agoume po merr eksperiencë duke luajtur për Spezian në Serinë A, me qëllim që të rikthehet më i fortë dhe më i pjekur te Interi, megjithatë për 19-vjeçarin po shfaqin interes disa skuadra.
Mediat italiane bëjnë me dije se Bayerni i Mynihut është në krye të listës së klubeve që kanë shprehur interes për kartonin e Agoume, por nuk mungojnë as klube franceze, që janë gati ta rikthejnë në Ligue 1.
Për kartoni ne tij Inter pagoi 4.5 milionë euro në arkat e Rennes, ndërsa Agoume debutoi në Serinë A në ndeshjen Inter-Fiorentina dhe këtë sezon me Spezian ka luajtur 11 takime mes kampionatit e Kupës.