Ish futbollisti i mirënjohur Bardhec Seferi u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës.
Seferi, periudhën më të mirë si lojtar e kaloi në klubin me renome Trepça, një kohë të shkurtër edhe në Dukagjinin e Klinës dhe ka qenë edhe reprezentues i Kosovës.
“U mbajt Kuvendi i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Mitrovicë ku kryetar i LRFM-së për mandatin 4-vjeçar 2021-2025 u zgjodh Bardhec Seferi me vota unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm.
LRFM uron punë të mbarë Kryetarit të ri dhe suksese gjitha klubeve/shkollave veprojnë në kuadër të LRFM-së”, njofton LRFM.