Legjenda e UFC-së Khabib Nurmagomedov u largua nga Camp Nou me një dhuratë të veçantë, pasi e shijoi fitoren e PSG-së kundër Barcelonës: fanellën e Kylian Mbappes.
Luftëtari rus e përcolli nga tribunat madhështinë e sulmuesit francez në Camp Nou, i cili me tri golat e tij i ndihmoi PSG-së ta mundë 4:1 Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Khabib, i cili së fundmi u pensionua nga UFC-ja menjëherë pasi u shpall kampion në kategorinë e lehtë, ishte i pranishëm për ta përcjellë këtë ndeshje në Camp Nou i shoqëruar nga pronari i Leeds, Andrea Radrizzani.
Khabib ka shumë miq futbollistë të njohur, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun.
Dhe fakti që ai e mori dhuratën më të veçantë nga mbrëmja e së martës në Camp Nou, fanellën me të cilën Mbappe ia shënoi tri gola gjigantit të madh spanjoll, nënkupton se edhe francezi duket të jetë shok i tij.
Khabib zbuloi pas ndeshjes në Instagram se e ka marrë fanellën e Mbappes bashkë me një mesazh nga ai.