Barcelona u mposht pa shumë rezistencë nga PSZH, me rezultatin 1:4, ndërsa tashmë kualifikimi duket një mision i pamundur për të besuarit e trajnerit Ronald Kuman.
Katalanasit pas disfatës me francezët, kanë vendosur edhe një rekord negativ. Për herë të parë në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka humbur dy ndeshje radhazi “Camp Nou”.
Para PSZH, ishte Juventusi që fitoi në tempullin blaugran me rezultatin 0-3, teksa në atë takim bardhezinjtë i rrëmbyen edhe vendin e parë në grup Barcelonës.
Sakaq, edhe Mbape me tregolëshin e tij fitoi një lavdi personale pasi u bë lojtari i parë që shënon një tripletë në “Kamp Nou” në fazën me eliminim direkt.