Milot Rashica e bëri paraqitjen e parë në Bundesliga që prej afatit kalimtar të janarit për Werder Bremenin duke luajtur 90 minuta në barazimin pa gola ndaj Freiburgut.
E ardhmja e 24-vjeçarit ka qenë në subjekt i zërave të shumtë pas interesimit të Aston Villës në verën e kaluar,.
Klubi nga “Villa Park” ishte në bisedime me Werder Bremenin, por një marrëveshje assesi nuk u arrit.
Tashmë, Rashica e ka thyer “heshtjen” pas rikuperimit nga lëndimet e njëpasnjëshme, derisa pranon se duhet të përmirësohet.
“Duhet të kem më shumë vetëbesim. Nuk kam luajtur që një kohë të gjatë”, ka thënë Rashica.