Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç ka uruar popullin e Kosovës për përvjetorin e 13-të të pavarësisë.
Me anë të rrjetit social “Instagram”, portieri shqiptar ka uruar për festën e pavarësisë.
“Urime pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Muriç.
Ndryshe, 22-vjeçari është shqiptar nga Rozhaja e Malit të Zi.
Ai është lindur dhe rritur në Zvicër.