Pas tre golave të realizuara kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës s Kampionëve, Antoine Griezmann ka thënë se Kylian Mbappe mund të jetë në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Mbappe shkëlqeu me paraqitjen e tij në “Camp Nou” duke përmbysur Barcelonën pas golit të epërsisë të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia.
"PSG ka një yll shumë të madh të së ardhmes i cili do të jetë në nivelin e Leos dhe Cristianos" tha Griezmann për “RMC sport”. "Unë vetëm mund ta përgëzoj atë."
Mbappe u bë lojtari i tretë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënoi një hat-trick kundër Barcelonës dhe i pari për pothuajse një çerek shekulli pasi Faustino Asprillas i Neëcastle United dhe Andriy Shevchenkos i Dinamo Kievit në vitin 1997.
Ishte një performanc e bujshme nga 22-vjeçari, i cili gjithashtu bëri katër pasime kryesore për të krijuar shanse për shokët e tij të skuadrës.
"Ne kishim nevojë të kishim një ndeshje perfekte. Ne nuk e bëmë dhe ata e bënë. Është një humbje e rëndë," tha Griezmann.
"Ne ishim gati, donim të luanim një lojë të madhe, por ata ishin më të mirë se ne. Nuk ka asgjë për të thënë. Kylian po kalonte një natë të shkëlqyeshme.", shtoi në fund Griezmann.
Në lidhje më mundësinë që Barça ta përmbysë këtë rezultat në ndeshjen kthyese, Griezmann shkurtimisht tha:
“Duhet të shkojmë atje.”