Winterthur është në mesin e tabelës (i pesti me 28 pikë pas 20 jave) në ligën e dytë zvicerane (Challenge League), por sonte shtangu të gjithë me fitoren e thellë me rezultat 6:2 ndaj Baselit, në takimin e të tetës së finales së Kupës së Zvicrës.
Shqiptarët e Kosovës janë protagonistë të fitores së thellë. Futbollistët Samir Ramizi me dy gola dhe Gëzim Pepshi me një, janë kreatorë të kualifikimit në çerekfinale.
As laiku më i madh nuk e ka parashikuar një rezultat të tillë, për faktin se të gjithë e vlerësonin Baselin si favoritë.
Golat për Winterthurin i shënuan Ramizi (18' e 60'), Alves (50'), Buess (42'-nga penalltia), Pepshi (58'), Mahamid (86') dhe Baselin Kasami (78'), Cardoso (82'). Pepshi dhe Ramizi u zëvendësuan në minutën e 76-të. Lindrit kamberi po ashtu u paraqit standard për Winterthurin.
Pepshi dhe Ramizi u paraqitën standardë për Winterthurin dhe Edon Zhegrova, Orges Bunjaku e Pajtim Kasami për Baselin.