Moise Kean ka thënë se Juventusi do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij.
Sulmuesi, i cili shënoi gol në fitoren 4-1 ndaj Barcelonës, tha gjatë ditës së sotme se periudha e tij në Juventus ishte shumë e mirë.
Pasi nuk pati një sezon të mirë te Evertoni u largua në Francë, ku gjeti veten shumë mirë në klubin e Paris Saint-Germain.
“Nuk e kam harruar, Juventus do të jetë gjithmonë në zemrën time. Është skuadra ku kam bërë debutimin tim të parë profesional. Nuk do ta harroj asnjëherë”, u shpreh Kean.
Kean ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për parisienët këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje.
Sigurisht që kjo formë e tij e mirë mund të ndikojë që ai të rikthehet përsëri në Allianz Stadium.