Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ndëshkon Atletico Madridin.
Levante si vendas barazon me rezultat 1:1 me Atletico Madridin, në takimin e mbetur të javës së dytë të Kampionarit të Spanjës.
Shqiptari Enis Bardhi shënon në minutën e 17-të, por Atletico barazon në atë të 37-tën duke iu falënderuar golit të futbollistit Llorente.
Bardhi u paraqit 86 minuat dhe është më i merituarit për pikën.
Atletico Madrid kryeson me 55 pikë dhe Levante është në pozitën e 11-të me 28 sosh.