Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, po mahnit me lojërat e tij në kampionatin spanjoll. Ai sonte realizon në minutën e 17-të për Levanten, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Atletico Madridin, në kuadër të ndeshjet së mbetur të javës së dytë.
Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bardhi është krenar për golin dhe pikën e madhe ndaj liderit të kampionatit.
Pas ndeshjes, Bardhi thotë se është shumë i lumtur për golin.
"Jam i lumtur që shënova kundër Atletico Madridit.
Jam i lumtur që fituam një pikë kundër kryesuesit dhe iu treguam që mund t’i mposhtim të gjithë. Tani të gjithë jemi të lumtur”, tha mes të tjera Bardhi.