Manchester City fiton ndeshjen e mbetur të javës së 16-të dhe thellon edhe më shumë epërsinë në Premier League.
City ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Evertonit në takimin që u zhvillua në stadiumin "Goodison Park" në Liverpool.
Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola treguan lojë të madhe dhe u kthyen me tre pikë të mëdha.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_d4245829495c5b7609ce57b04b748108o21613599599.jpg)
Një fitore që i jep edhe më shumë qetësi "qytetarëve". Për Manchester Cityn shënuan futbollistët Foden (32'), Mahrez (63'), Silva (77') dhe për Evertonin realizoi Richarlison (37').
Manchester City udhëheq renditjen me 56 pikë apo ka 10 më shumë se Manchester Utd, që mban vendin e dytë dhe Everton është i shtati me 37 sosh.