Joan Laporta edhe pse tregon se ka vuajtur shumë për humbjen e Barcelonës, 4-1 ndaj PSG, beson se akoma është herët për të pranuar se gjithçka ka mbaruar.
Ndër vite kemi qenë dëshmitar që në ndeshjen e Ligës së Kampionëve gjithçka është e mundur, madje edhe atëherë kur jeni duke humbur 4-0.
Njësoj mendon edhe kandidati presidencial për Barcelonë, Joan Laporta, i cili thotë se akoma nuk është mbyllur ndeshja.
“Unë fillimisht nuk thash ndonjë gjë për këtë ndeshje. Kam vuajtur në heshtje si çdo tifozë tjetër i Barcelonës. Nuk mund të themi se ka marrë fund gjithçka”, u shpreh ai.
Laporta mund të zgjedhet president i Barcelonës tre ditë para se të zhvillohet ndeshja e kthimit ndaj PSG.
Rikujtojmë që zgjedhjet në kampin blaugranas do të mbahen më 7 mars.