Tashmë dihet dhe është zyrtare që Marco Rose do të largohet nga Borussia Monchengladbach në fund të sezonit, për t’u ulur në stolin e Borussia Dortmund.
Gjatë një konference trajneri siguroi se nuk do të marrë me vete asnjë futbollistë nga skuadra, duke theksuar se pavarësisht situatës së krijuar, asgjë nuk ka ndryshuar përsa i takon përkushtimit dhe punës së tij te Gladbach.
44-vjeçari deklaroi se ai do të vazhdojë të japë 100% deri në fund të sezonit për ngjyrat e skuadrës që ai drejton.
Në këtë mënyrë Rose u drejtohet tifozëve që e quajtën mercenar dhe “derr” që duhej shporrur menjëherë nga skuadra.