Futbollisti i Kombëtares shqiptare në telashe, hajnat i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Futboll

Futbollisti i Kombëtares shqiptare në telashe, hajnat i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Futbollisti i Kombëtares shqiptare në telashe, hajnat i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Rei Manaj në telashe. Sulmuesi i Kombëtares, ra ditën e djeshme pre e grabitjes. 23-vjeçari, i cili shënoi mbrëmjen e djeshme 2 gola me fanellën e Barcelonës, ka mësuar një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajnat, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u zbulua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura.

Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat