Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e “djajve të kuq” kanë nisur menjëherë punën për t’i siguruar trajnerit Ole Gunnar Solskjær lojtarin e shumë kërkuar.
Sipas mediave, në krye të listës së klubit anglez ka përfunduar André Silva, i cili këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Eintracht Frankfurt duke realizuar 19 gola në 22 aktivizime me klubin gjerman.
Perfomranca e shkëlqyer e portugezit në Bundesligë ka bërë që anglezët të vihen në gjurmët e tij. Për të arritur te kartoni i 25-vjeçarit Manchester United më parë duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Atletico Madrid që është futur në garë për futbollistin.