Në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve kemi parë disa lojtarë të rinj që kanë dal në skenë dhe po kryesojnë listën e golashënuesve.
Erling Haaland pasi realizoi dy gola në natën e mbrëmshme ndaj Sevillas, arriti që të bëhet lojtari me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Pas tij, tre lojtarë të tjerë kanë nga gjashtë gola: Neymar, Alvaro Morata dhe Marcus Rashford. Kylian Mbappe ka pesë gola.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë nga katër gola secili pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Liga e Kampionëve vazhdon javën tjetër, ku do të shohim ndeshjet mes Atletico Madrid e Chelsea, gjithashtu edhe Bayern Munich dhe Lazio, të martën.
Ndërsa të mërkurën, Atalanta do të mirëpres Real Madrid, derisa Manchester City udhëton për në Gjermani që të përballet me Borussia Monchengladbach.