Gjiganti anglez ka synim yllin e PSG-së.
Kampioni i Premier Ligës angleze Liverpool, do të ketë përkrahjen e krerëve të tyre, për ta mundësuar transferimin e Kylian Mbappe, raporton “Le Parisien”.
Raportohet se pavarësisht shumës së madhe që kërkon kampioni francez, e cila thuhet të jetë mbi 200 milionë euro, FSG (pronarët e Liverpool) janë të gatshëm që të investojnë gjatë verës.
PSG dëshiron një shumë gjigante për yllin francez, që është duke u monitoruar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, i cili këtë javë i tregoi botës talentin që e posedon, ku realizoi tre gola kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, “Të Kuqtë” thuhet se janë në një pozitë të mirë për ta përballuar shumën që kërkon PSG, pas disa investimesh në klub, dhe tani e kanë bërë Mbappen synimin kryesor për afatin kalimtar të transferimeve gjatë verës.