Arsene Wenger ka zbuluar se ishte afër transferimit të Kylian Mbappes te Arsenali para disa viteve.
Arsenali i Arsene Wenger gjithmonë kanë qenë afër transferimit të top fubollistëve, kur ata ishin të rinj në moshë dhe ende ‘pa shpërthyer’.
Kylian Mbappe kishte filluar të tregonte potencialin e tij sa ishte pjesë e Monacos, atëherë kur edhe kishte marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Para se të transferohej te PSG, Wenger ka zbuluar se kishte shkuar në shtëpinë e sulmuesit francez në kohën kur kontrata e tij me Monacon po shkonte drejt skadimit.
Ish-trajneri i Arsenalit në ‘BeIN Sports’ gjithashtu ka zbuluar se ishte afër transferimit të tij si lojtar i lirë, por që në fund një lëvizje e tillë kishte dështuar.
Pastaj, Kylian Mbappe kishte vendosur t’i bashkohej Paris Saint-Germaint dhe tashmë veçse vlerësohet si njëri prej më të mirëve në botë.