E ardhmja e Jorge Sampaolit me shumë mundësi do të jetë në Europë.
60-vjeçari që aktualisht drejton Atletico Mineiron, është bindur nga drejtuesit e Marseille për të marrë drejtimin e skuadrës, që pas largimit të Villas-Boas drejtohet nga 62-vjeçari Nasser Larguet, i cili do të qëndrojë në krye të ekipit deri në momentin e ardhjes së trajnerit të ri.
Për të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës franceze, më parë argjentinasi duhet të mbyllë me konsensus kontratën që e lidh me klubin brazilian.
Për këtë Sampaoli ka nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit për të gjetur një zgjidhje në favor të të dyja palëve.