Lazio dhe Bayern Munich do të përballen në kuadër të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich së fundmi kanë fituar trofeun e Botërorit për Klube, duke u bërë kështu klubi i dytë që fiton gjashtë trofe brenda sezonit, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, për ndeshjen ndaj Lazios, Bavarezët do të jenë pa yllin e tyre, Serge Gnarby, i cili po rikuperohet nga lëndimi.
Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka arritur akoma që të shënoi ndonjë gol në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ishte një nga më meritorët për fitimin e trofeut sezonin e kaluar.