Trajneri italian i Juvetusit, Adrea Pirlo është shprehur i zhgënjyer me lojtarët e tij pas humbjes në Portugali ndaj Portos.
Ai e vuri theksin të gabimet e rënda të bera nga lojtarët e tij në këtë ndeshje,
"Ne u përgatitëm mirë për këtë ndeshjë. Nuk e mbajtëm qëndrimin që deshëm por fakti që e pësuam një gol në minutat e para duke ia dhuruar topin kundërshtarit në pjatën e argjendtë, i vështirësoi gjërat për ne", tha Pirlo për Sky Sport Italia.
"Patëm qasje të gabuar pasi e pësuam edhe golin e dytë. Ne planifikuam të sulmonim në hapësira të thella, por kur e mban topin shumë në këmbë, atëherë gjërat komplikohen", tha Pirlo.
Porto shënoi në fillim të të dy pjesëve me anë të Mehdi Taremi dhe Moussa Marega, por një gol i Federico Chiesas "mbajti" gjallë shpresat për kualifikim.