Milani 'mpreh shpatën' në Beograd

Futboll

Milani 'mpreh shpatën' në Beograd

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Milani 'mpreh shpatën' në Beograd

Në mesjavën para derbit, Milani duhet ta “mprehë shpatën” në Beograd, pikërisht aty ku do të luajë ndeshjen e parë të 1/16 finale të Ligës së Europës, kundër Crvena Zvezda. Një sfidë delikate që nuk duhet humbur, në funksion të kthimit, në mënyrë që të mos rrezikohet kualifikimi më tej.

Pioli dëshiron t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni europian, por gjithsesi mendon edhe për derbin e së dielës me Interin në Serie A. Do të bëjë aq sa mundet rotacion në të gjitha repartet, duke kursyer disa pika fikse të ekipit të tij. Si për shembull në sulm, ku Zlatan Ibrahimoviç lëviz drejt stolit.

Rolin e titullarit në majë të sulmit kuqezi do ta luajë Mario Mandzukic, duke bërë debutimin e tij absolut që nga minuta e parë me fanellën e re. Kroati do të mbështetet nga Krunic, Castillejo dhe bashkatdhetari Rebic. Stol (pushim) edhe për Leao dhe Calhanoglu.

Në mesfushë, Meité duhet të shoqërohet nga Bennacer (Kessié lihet pushim), ndërsa në mbrojtje mund të konfirmohen Romagnoli dhe Theo Hernandez. Kalulu dhe Tomori duhet të plotësojnë repartin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat