Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Rodrigo Bentacur kanë bërë testimet dhe qendërmbrojtësi rrezikon të mungojë dy javë.
Kapiteni u zëvendësua pas 35 minutave kundër Portos, ndeshje që e humbën me rezultat 2 – 1.
“E ndjeva dhimbjen gjatë një ndryshimi të drejtimit”, tha ai kur u zëvendësua nga Merih Demiral.
Sipas Il Bianconere, italiani do jetë dy javë jashtë fushe, ndërsa do jetë mungesë e madhe për Juventusin, ngase edhe Leonardo Bonucci gjithashtu mungon.
Nga ana tjetër, edhe Bonucci nuk do rikthehet në 20 ditët e ardhshme.