Gjermanët që do të përballen me Lazion në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, të martën e ardhshme, teksa humbasin rrugës edhe Pavard.
Pra, një tjetër futbollist ka dalë pozitiv me koronavirus te Bayern Munich. Në fakt, francezi është i katërti i infektuar te bavarezët në javët e fundit.
Para tij, rezultuan gjithashtu pozitivë Goretzka, Javi Martinez dhe Muller. Dy të parët pritet të shërohen.
Përveç Muller dhe Pavard, megjithatë, kundër Lazio do të mungojnë me siguri edhe Gnabry e Douglas Costa.