Legjenda e futbollit italian, Antonio Cassano ka ‘goditur’ Cristiano Ronaldon në një deklaratë duke i thënë se është një egoist. Skuadra e Juventusit u mposhtë 2 me 1 ndaj Portos në UEFA Champions League.
“Unë gjithmonë kam thënë që Ronaldo është një fenomen. Ai mund të shënoj shumë gola, por ka probleme me idenë e Andrea Pirlos. Ai ka qenë gjithmonë vetjak. Ai nuk interesohet nëse të tjerët shënojnë.
Ai jeton vetëm për të shënuar vet. Ai nuk jeton për futbollin, ai jeton për qëllimet e tij, kjo është e qartë”, ka thënë Cassano.
Kujtojmë që në 27 paraqitje këtë sezon, Cristiano Ronaldo ka shënuar 23 gola dhe ka bërë tre asistime. Në Ligën e Kampionëve ai ka qenë i përfshirë në pesë gola në pesë ndeshjet e tij këtë sezon.