Ajdareviq me klub të ri

Futboll

Ajdareviq me klub të ri

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Ajdareviq me klub të ri

Pas tetë muajve pa futboll, pasi mbylli marrëveshjen me Djungarden, Astrit Ajdarevic ia ka dalë të gjejë një ekip të ri.

Mesfushori që ka qenë edhe pjesë e kombëtares në kohën e Panuccit, së fundmi është zyrtarizuar te Akropolis.

Futbollisti ka qëndruar në Suedi, por tashmë do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, ndërsa për të pritshmëritë në klubin e ri janë të mëdha. Ndërkaq, vetë Ajdareviq shprehet se beson te ekipi i ri që shpejt të ngjitet në nivelin më të lartë, transmeton "Vip Sport". 

Reagimi i Ajdareviq:

Akropoli IF ka mjaft cilësi për të qenë në gjendje dhe do të jetë një kandidat për në Superettan. Unë nuk do të kisha nënshkruar nëse nuk do të besoja te Akropolis IF. Me një futboll fizik dhe të bazuar në posedim topi, së bashku do ta çojmë Akropolis NFSE në lartësi të reja. Unë jam një fitues që dëshiroj të arrij rezultatet më të mira. Për ta bërë këtë, unë do të përdor stilin tim të lojës për t’i vendosur shokët e mi në pozicionet më të mira, në mënyrë që ata të kenë kohë për të kryer veprimet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat