Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, nuk ka zhvilluar Kuvendin e caktuar zgjedhor, ndërsa shkaku për një gjë të tilla, sipas drejtuesve të këtij institucioni, janë pengesat që bëhen nga institucionet e vendit.
Një ditë para mbajtjes së Kuvendit, Regjistri Qëndror i Maqedonisë, ka njoftuar Lidhjen Futbollistike të Tetovës, se ka anuluar vendimin e shkallës së dytë të gjykatës së Apelit dhe në kundërshtim me rregullativën e LFK Tetovë, në krye të saj sjell personin që kohë më parë është shkarkuar, por që edhe është pezulluar nga FFM-ja e Maqedonisë.
Sipas kreut të LFK-së së Tetovës, Fisnik Hisenit, ndaj vendimit të këtillë, do të ngritet edhe padi, sepse me pezullimin e këtillë, e njëjta mbetet pa përfaqësim në Federatën e Fudbollit të Maqedonisë.
Mujdin Ismaili, kryetar i Komisionit për organizimin e Kuvendit Zgjedhor.
“Anëtarët e kësaj Lidhjeje do të jenë të paralizuara në aspektin e funksionimit dhe përfaqësimit në Federatë. Potencojmë se Tetova dhe futbolli tetovar nuk duhet ta drejtoj gishtin kah askush tjetër pasi për herë të dytë në historinë e penalizmit, nga personat e njëjtë që janë vegël e politikave partiake të palës maqedonase që duke mos gjetur strehë në asnjë lidhje tjetër komunale në vend, partia arriti të fitoj mbështetjen në Tetovë në zgjedhjet e kaluara, madje nga e njëjta garniturë në një kuvend jo legjitim në emër të LFK Tetovës propozuan për kryetar të FFM ,zotri Vllatko Kostovin, banor të Shtipit”.