Ish-presidenti i Milanit, tani president tek skuadra e Serie B, Monza, Silvio Berlusconi ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.
Berlusconi kishte deklaruar se duke shikuar Interin në muajt e fundit ai i kishte simpatizuar ata.
“Duhet të them që kur jam në krye të Monzas, kur shikoja Interin kuptova se i simpatizoja dhe dëshiroja që të fitonin”, tha ai.
“Natyrisht, në derbin me Milanin i mbështes ata, jam duke i kujtuar kohët e mia tek Milani”, tha Berlusconi.
Kujtojmë se Milani dhe Interi do të ndeshen në kaudër të xhiros së 23-të të Serie A të dielën në orën 15:00.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga ish-klubi i Berlusconit lidhur me deklaratat e ish-presidentit të tyre.