Strakosha duhet të bëjë test ADN-je për llogari të Prokurorisë

Futboll

Strakosha duhet të bëjë test ADN-je për llogari të Prokurorisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:26
Strakosha duhet të bëjë test ADN-je për llogari të Prokurorisë

Tomas Strakosha duhet t’i nënshtrohet një testi ADN-je për llogari të Prokurorisë së Avelinos. Gardiani i Lacios, së bashku me dy lojtarët e tjerë bardhekaltër, Çiro Imobile dhe Lukas Leivan duhet të kryejnë disa analiza për të konfirmuar rezultatet negative të tamponeve të kryera në 8 nëntor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që Lacio është nën hetim nga Prokuroria e Avelinos pasi akuzohet se ka fshehur dhe manipuluar rezultatet e testeve anti-COVID përpara sfidës me Juventusin nëntorin e kaluar.

Dyshohet se Strakosha dhe dy shokët e tjerë të skuadrës kanë qenë pozitiv me koronavirus, por klubi bardhekaltër deklaronte se ata kishin thjesht probleme dëmtimesh, shkruan panorama sport.

Prokurori i çështjes Enzo D’Onofrio do të plotësojë të gjithë dosjen për t’ia dërguar Gjykatës së Avelinos në mënyrë që të zbardhete vërteta e historisë së tamponeve për koronavirusin te Lacion, çështje që prej muajsh ka shkaktuar polemika dhe probleme për klubin Italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat